FIFA ka pranuar kërkesën e Federatës Argjentinase të Futbollit për zbutjen e dënimeve ndaj Leandro Paredes dhe Nahuel Molinës, pas incidenteve të ndodhura në finalen e Botërorit. Fillimisht, Paredes ishte dënuar me 10 ndeshje, ndërsa Molina me 7 ndeshje, duke marrë kështu ndër dënimet më të rënda të shqiptuara ndaj futbollistëve argjentinas.
Megjithatë, pas kërkesës së Argjentinës, FIFA ka vendosur që pezullimet të aplikohen edhe në ndeshjet miqësore, çka i jep mundësi dy lojtarëve që ta shlyejnë dënimin më shpejt. Ky vendim përbën një lajm të mirë për përfaqësuesen argjentinase, pasi Paredes dhe Molina mund të jenë sërish në dispozicion të skuadrës pasi të përfundojnë ndeshjet e pezullimit gjatë këtij viti.
