Marcco Bezzecchi Aprilias, ende duke garuar me një gjendje fizike jo optimale për shkak të problemeve me gjurin dhe shpatullën, ishte protagonisti i madh i sesionit të pasdites në Aragon. Ai regjistroi kohën më të shpejtë, duke lënë pas dy vëllezërit Alex e Marc Marquez.
Në pistën e MotorLand Aragon u zhvillua një duel i jashtëzakonshëm mes Bezzecchit dhe Marc Marquezit, me të dy pilotët që luftuan me kohët më të shpejta. Bezzecchi e mbylli sesionin në vendin e parë me kohën .455, duke vendosur menjëherë një rekord të ri të pistës. Vetëm 38 të mijtat e sekondës pas tij u rendit Marquez.
Mes tyre u fut Alex Marquez me motorin Gresini, vetëm 10 të mijtat pas Bezzecchit.
