Nis takimi Ramës me ministrat dhe drejtuesit politik, si u ndryshua

0%

Në një vilë qeveritare në periferi të Tiranës, nis takimi kryeministrit Edi Rama me 12 drejtuesit politik të PS dhe ministrat. Ky takim planifikohen të mbahej në selinë e PS. Pas thirrjeve për të protestuar përpara selinë rozë dhe gjuajtur me vezë pjesëmarrësit, mbledhja u transferua në një prej vilave qeveritare.

Burime nga PS i thanë gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se anulimi takimit në selinë e PS lidhet me dy arsye. E para shmangien e incidenteve të mundshme në një zonë e mbushur plot me turistë dhe jo fort e lehtë për të garantuar një perimetër të gjerë sigurie.

E dyta lidhet me mos dhënien “ushqim” algoritmit të protestës që synonte prodhimin e videove me goditjen me vezë të ministrave dhe drejtuesve politik. Ky takim i sotëm është konceptuar si vijim i asaj çfarë u prodhua në Pogradec me synimin final, avancimin në të zbatuarin e angazhimeve në dokumentin Besa dhe Pasqyra Albania.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në kushtet kur nga Pogradeci, Edi Rama u kërkoi drejtuesve politik të nisin përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, nuk përjashtohet mundësia diskutimit të kësaj çështje të takimin e sotëm. Duke nisur nga kjo e shtunë drejtuesit politik nisin një tur në 12 qarqe bashkë me deputetët e PS ku do të shpjegojnë më bazën socialiste, Besën dhe Pasqyra Albania.

Burimi: Bota Sot