Partizani do të presë Laçin

0%

Pasi e nisën Abissnet Superiore pa shumë “zjarrë”, barazimi 0 – 0 ndaj Teutës në stadiumin e Vorës, aty ku situata mund të kishte shkuar edhe më keq pas daljes me karton të kuq nga Human, por portieri Pano Qirko bëri “heroin” me pritjet vendimtare, tashmë është radha me Laçin.

Në prag të javës së 2-të, sfida kundër Laçit, nesër prej orës , ka folur para mediave trajneri i “Demave të Kuq”, Florin Bratu: Çfarë Partizani presim të shohim ndaj Laçit? Do të presim deri nesër sepse kemi edhe disa problem, kemi mungesën e Human i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Ende nuk kam vendosur për formacionin titullar por kemi edhe një ditë kohë dhe do të vendos për titullarët që do të hedh në fushë në momentin e duhur. Çfarë ju kënaqi më shumë në ndeshjen ndaj Teutës dhe çfarë mund të ndryshoni me Laçin? Në ndeshjen ndaj Teutës më pëlqeu shpirti i skuadrës dhe për mua si trajner kjo është shumë e rëndësishme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Luajtëm për 60 minuta me një lojtar më pak, Human është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne. Skuadra më pëlqeu dhe tregoji karakter. Por tani në ndeshjen e radhës ndaj Laçit kërkojmë ta dominojmë dhe të fitojmë. Ne e rëspektojmë Laçin por luajmë një tjetër ndeshje në shtëpi dhe na nevojiten pikët , për këtë arsye duhet të luftojmë. Gjatë javës e kemi përgatitur këtë ndeshje.

Çdo kundërshtar ka anët e saj pozitive dhe negative. Do të shikojmë nesër si do të jetë situata. Për ne është e rëndësishme të shfaqemi më mirë se në ndeshjen ndaj Teutës. Çfarë përgjigje morët nga aktivizimi i Dion Vatës? Jam shumë i kënaqur për të, sepse është një lojtar i cili është rritur këtu te Partizani.

Mendoj dhe shpresoj që ai të jetë një shembull për të gjithë lojtarët e tjerë që janë pjesë e akademisë së Partizanit dhe në të ardhmen ata të rriten dhe të kemi më shumë lojtarë të rinj që ëndërrojnë të jenë pjesë e Partizanit. Më pëlqen shumë të promovoj lojtarët e rinj.

Tani varet nga Vata që të vazhdojë të stërvitet me seriozitet sepse Partizani por edhe futbolli Shqiptar mund të fitojnë një lojtarë të mirë. Fadairo kur do të jetë gati për Partizanin? Fadairo është lojtari ynë dhe jam shumë i lumtur për të dhe për atë çfarë ai ka treguar në këtë moment. Nga ditët në vazhdim Fadairo do të bashkohet me ne dhe do të vijoj programin tonë.

Sa i kënaqur jeni nga skuadra që drejtoni? Në këtë moment jam i kënaqur por dua të jem akoma më shumë i kënaqur në të ardhmen. Të gjithë lojtarët po më përgjigjen mjaft mirë në seancat stërvitore dhe kemi një ndjenjë për të ndërtuar një Partizan shumë të fortë. Fillimisht na duhet të ndërtojmë një skuadër që jep shpirtin është shumë e rëndësishme për stërvitjen. Merkato?

Nuk dua të mendoj për merkaton. Jam i fokusuar vetëm tek ndeshja e nesërme që do të luajmë ndaj Laçit.

Burimi: Bota Sot