​Demokratët evropianë dënojnë nderimet shtetërore për Mlladiqin:

0%

Vendimi i autoriteteve serbe për varrosjen e ish-komandantit të Ushtrisë së Republikës Srpska, Ratko Mlladiq, me nderimet më të larta shtetërore ka nxitur reagime të shumta. Partia Demokratike Evropiane (European Democrats) e ka cilësuar vendimin si një vijë të kuqe që Serbia, si një vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, nuk duhet ta kalojë.

“Vendimi i Serbisë për ta varrosur Ratko Mlladiqin me nderimet më të larta shtetërore kalon një vijë që asnjë vend që aspiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian nuk duhet ta kalojë kurrë” , thuhet në deklaratën e organizatës nw X.

Deklarata është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i Demokratëve Evropianë, Sandro Gozi, i cili thekson se Mlladiqi ishte dënuar nga drejtësia ndërkombëtare për gjenocid, krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë gjenocidin në Srebrenicë. “Nderimet shtetërore për një kriminel lufte të dënuar nuk janë përkujtim. Ato janë glorifikim ”, thuhet më tej në deklaratë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Demokratëve Evropianë, vendimi i autoriteteve serbe, nën udhëheqjen e presidentit Aleksandar Vuçiq, përbën edhe një formë të promovimit të revizionizmit historik në vend të përgjegjësisë dhe pajtimit. “Autoritetet serbe, nën Presidentin Aleksandar Vuçiq, po promovojnë gjithashtu revizionizmin historik në vend të përgjegjësisë dhe pajtimit ”, deklaron Gozi.

Ai akuzon autoritetet serbe se po e shndërrojnë glorifikimin e personave përgjegjës për gjenocidin në politikë zyrtare shtetërore, duke e larguar Serbinë edhe më shumë nga vlerat evropiane. “Serbia i përket Evropës. Por e ardhmja e saj evropiane nuk mund të ndërtohet mbi rehabilitimin e kapitujve më të errët të së kaluarës së saj.

Ajo duhet të ndërtohet mbi të vërtetën, drejtësinë, vlerat demokratike dhe respektin për viktimat”, thuhet në reagim. Krimineli Ratko Mladiq vdiq pas një gjendjeje të rëndë shëndetësore. Mladiq, ish-komandant i Ushtrisë së Republikës Srpska, entiteti serb i Bosnjës, u dënua në vitin 2021 me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime lufte në Bosnje e Hercegovinë.

Vendimi i Gjykatës së Hagës e shpalli atë fajtor për gjenocid kundër rreth 8.000 boshnjakëve në Srebrenicë, një zonë e mbrojtur nga OKB-ja, në verën e vitit 1995, për persekutimin dhe transferimin me forcë të boshnjakëve dhe kroatëve në gjithë Bosnjën, terrorizimin e civilëve gjatë rrethimit të Sarajevës dhe mbajtjen peng të paqeruajtësve të OKB-së gjatë bombardimeve të NATO-s në vitin 1995.

Burimi: Bota Sot