Policia në ndjekje të një personi, ky i fundit përplas mjetin e tyre. Pas arratisë gjendjet në orët e para të mëngjesit në Ksamil

0%

Një përplasje mes policisë dhe një personi në kërkim ka ndodhur mbrëmjen vonë të së shtunës në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur në aksin Ksamil – Butrint. Agjentë të krimeve të Komisariatit të Sarandës kanë tentuar të kapin një person në kërkim gjatë një operacioni policor.

Gjatë ndjekjes, i kërkuari ka përplasur mjetin e tij me mjetin ku ndodheshin efektivët e policisë dhe ka arritur të largohet. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie me mbështetjen edhe të FNSH dhe vijuan operacionin në kërkim të të kërkuarit. Në orët e para të së dielës policia ka arritur të kapë personin në kërkim.

Sipas burimeve ai është nga Elbasani, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, është person me rrezikshmëri të lartë i përfshirë në disa ngjarje të rënda dhe është i kërkuar nga SPAK.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot