Grabitje me thikë në një pompë derivatesh në Prishtinë, hajnat marrin mbi 2500 euro

0%

Një grabitje e armatosur ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Prishtinë, ku dy persona të maskuar kanë arritur të marrin mijëra euro nga një pompë derivatesh, pasi kanë kërcënuar punonjësit me thikë. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , rreth orës , në rrugën “Ramiz Cernica” në Prishtinë.

Dy punëtorët e pompës së derivateve kanë raportuar se derisa ishin në vendin e tyre të punës, në objekt kanë hyrë dy persona të maskuar. Nën kërcënimin e një arme të ftohtë (thikë), të dyshuarit kanë marrë para të gatshme në vlerë prej rreth 2,539.64 eurosh dhe më pas janë larguar në drejtim të panjohu r, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Grabitje”, ndërsa hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve janë duke vazhduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot