​Punëtorja kërcënohet me thikë, grabitësi merr paratë dhe zhduket

0%

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e 27 gushtit në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë, ku një punëtore e një marketi ka raportuar se është kërcënuar me thikë nga një person i panjohur. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar rreth orës .

I dyshuari, nën kërcënimin e mjetit të mprehtë, dyshohet se ka grabitur nga marketi shumën prej 375 eurosh, më pas është larguar në drejtim të panjohur. Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, ndërsa rasti është në procedurë hetimore.

Burimi: Bota Sot