Taverna ballkanike

0%

Shkrimtari kroat Mirosllav Kërlezha shkruan për Ballkanin dhe mes tjerash thekson se kur fiken dritat në Ballkan, krijohet një tavernë, ku të gjithë ziejnë në një kazan, dehen, rrihen dhe kacafyten si gjela. Në Gadishullin Ballkanik, popujt që jetojnë në këtë hapësirë janë inferiorë dhe e shohin veten si popuj të Lindjes orientale.

Të gjithë popujt e Ballkanit, për më se pesë shekuj, kanë qenë pjesë e Perandorisë Osmane. Me ndihmën e këtyre popujve, Perandoria Osmane filloi ekspansionizmin e mëtejshëm në kontinentin evropian. Këta popuj ishin ajka, elita e hierarkisë ushtarake të Perandorisë Osmane.

Popujt e Ballkanit kanë krijuar një kompleks psikologjik dhe sociologjik, duke pasur krizë inferioriteti dhe identiteti. Ky kompleks është formuar nga pseudoakademikët, pseudohistorianët dhe nga kishat bizantino-ortodokse serbe, greke dhe bullgare, shkruan historiani anglez Noel Malcolm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

IDENTITETET BALLKANIKE MES LINDJES DHE PERËNDIMIT Kroatët shpesh theksojnë se Kroacia, gjeografikisht dhe në aspektin kulturor, nuk është pjesë e Ballkanit. Ata e shohin veten si popull të Evropës Qendrore, që i përket qytetërimit perëndimor të krishterë dhe katolik. Po ashtu, grekët e shohin Greqinë si djep të qytetërimit perëndimor dhe të kulturës evropiane.

Në një pjesë të diskursit historik dhe kombëtar serb ekziston një qëndrim i theksuar kundër trashëgimisë osmane dhe një distancim nga Lindja islame. Edhe pse serbët për shekuj kanë qenë pjesë e hapësirës së sunduar nga Perandoria Osmane, në narrativën e tyre kombëtare shpesh e shohin veten si një popull që ka mbrojtur Evropën dhe krishterimin nga depërtimi osman.

Shumë akademikë dhe historianë serbë kanë kultivuar tezën se, pa rezistencën e popullit serb, osmanët do të kishin depërtuar më thellë në Evropë, madje deri në Romë, Paris dhe Londër.

Shqiptarët, një pjesë e madhe e të cilëve gjatë periudhës osmane u konvertuan në islam dhe, në këtë kuptim, u ndikuan edhe nga qytetërimi lindor-oriental, përgjithësisht e shohin veten si pjesë të qytetërimit perëndimor dhe të hapësirës kulturore evropiane. SINDROMI BALLKANIK Sindromi ballkanik përdoret shpesh si metaforë politike.

“Ballkanizmi“ nënkupton një rajon të trazuar, me konflikte etnike dhe si një fuçi baruti. Termi “Ballkan“ ka filluar të përdoret në vitin 1808 nga një gjeograf gjerman, Johann August. Kuptimi i emërtimit të kësaj pjese të Evropës Juglindore rrjedh nga fjala turke “Ballkan“, që do të thotë vargmale të pyllëzuara ose vend malor i ashpër.

Ekziston edhe një version tjetër i emërtimit në gjuhën turke: BALL–KAN. Fjala “bal“ do të thotë në gjuhën turke “mjaltë“, kurse “kan“ do të thotë “gjak“. Filozofi slloven Slavoj Žižek shkruan se narrativa e emërtimit dhe termat për Ballkanin, si “sindromi ballkanik“ dhe “taverna ballkanike“, kanë mbetur si mit.

Ky epitet dhe perceptim do të tejkalohen kur shtetet e Ballkanit Perëndimor të hyjnë në familjen evropiane, në Bashkimin Evropian. Ballkani gjendet në një udhëkryq unik mes Perëndimit dhe Lindjes. Ballkani ka një trashëgimi të pasur me vlera universale të tri qytetërimeve: romak, bizantin dhe osman.

Vlerat e dy qytetërimeve, perëndimor dhe lindor, janë një pasuri sublime, që kanë krijuar një kulturë hibride, heterogjene dhe universale. Popujt e Perëndimit nuk i shohin më, si dikur, popujt e Ballkanit si popuj lindorë, orientalë dhe të prapambetur.

Shumica e popujve perëndimorë nuk e shohin Ballkanin si në periudhën e Bismarkut, kur këta popuj konsideroheshin si tribu, fise të egra dhe “barinj delesh“. Ata e shohin këtë pjesë të kontinentit si një matricë unike dhe të përbashkët të kontinentit evropian, ku e ardhmja e këtyre popujve të Ballkanit Perëndimor do të jetë në Bashkimin Evropian.

TAVERNA BALLKANIKE NË PERËNDIM Në vitet e 70-ta dhe 80-ta kishte një fluks të madh të punëtorëve nga ish-Federata Jugosllave. Këta punëtorë kishin epitetin “Gastarbajter“. Punëtorët e të gjitha komuniteteve hapën taverna dhe klube në shtetet perëndimore: Gjermani, Zvicër, Austri dhe shtete të tjera.

Serbët, boshnjakët, kroatët, shqiptarët dhe komunitetet e tjera shkonin në këto taverna ballkanike. Këto taverna dalloheshin nga tavernat dhe restorantet e shteteve perëndimore. Përveç kuzhinës, muzikës, rakisë dhe qebapëve, ato sillnin me vete edhe atmosferën tipike të tavernave të Ballkanit, zhurmën, dehjen, sharjet, këngët dhe vallet.

Këto taverna ballkanike, të quajtura në gjuhën serbokroate “Balkanska krçma“, ngjanin me sallonet e dasmave në Serbi, Bosnjë dhe në trojet shqiptare, ku mblidheshin turma njerëzish. Gjatë vikendeve, sidomos në fundjavë, të gjithë mblidheshin në taverna dhe klube.

Këta “jugo-gastarbeiter“ takoheshin me miq, shokë dhe familjarë, çmalleshin me njëri-tjetrin dhe ndanin përjetimet, nostalgjinë dhe kujtimet për vendlindjet e tyre.

Burimi: Bota Sot