Vdes 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë në Malishevë

0%

Ka ndërruar jetë 26-vjeçari i dyshuar për rastin e “Vrasjes së rëndë” që ndodhi më 23 gusht në fshatin Kërvasari të Malishevës. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas Elezajt, i dyshuari ka vdekur sot, më 27 gusht, rreth orës , në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku po trajtohej për plagët e marra nga arma e zjarrit. “I dyshuari në rastin e veprës penale ‘Vrasje e rëndë’, e cila ka ndodhur më datë , në fshatin Kërvasari, Komuna e Malishevës, sot, më , rreth orës , ka ndërruar jetë”, ka deklaruar Elezaj.

Prokuroria Themelore në Gjakovë kishte bërë të ditur se viktima ishte bashkëshortja e të dyshuarit, i cili po ashtu kishte marrë plagë të rënda nga arma e zjarrit. 26-vjeçari ishte dërguar për trajtim në QKUK dhe fillimisht ishte raportuar se gjendej në gjendje të rëndë dhe kritike për jetën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi