Egzon Bytyqi, i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë në fshatin Kërvasar të Malishevës, ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar drejtori i Klinikës së Mjekimit Intensiv Qendror, Shaqir Uka.
“Pacienti të cilit i referoheni nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në orët e pasdites”, deklaroi Uka për Sinjalin. Bytyqi po trajtohej në gjendje të rëndë në QKUK, pasi dyshohet se kishte plagosur veten me armë zjarri pas vrasjes së bashkëshortes. Ngjarja e rëndë ndodhi më 23 gusht, rreth orës , në fshatin Kërvasar të Malishevës.
Policia e kishte gjetur çiftin të plagosur me armë zjarri në dhomën e gjumit të shtëpisë së tyre. Bashkëshortja e tij, 25-vjeçare dhe shtatzënë në javën e 34-të, ndërroi jetë në QKUK pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta shpëtuar. Prokuroria Themelore në Gjakovë kishte bërë të ditur se Bytyqi po trajtohej si i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes.
Rasti ishte iniciuar për veprat penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
E trishtë | Kjo është 25-vjeçarja që humbi jetën tragjikisht në Malishevë – u gjet e plagosur me armë në dhomën e gjumit Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vrasjen e rëndë në Malishevë – gruaja 24-vjeçare vdiq pasi çifti u gjet i plagosur në dhomën e gjumit Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
