Adelina Ismaili rikthehet me “Jarnana”, sjell me DJ Gimbon një perlë

0%

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Ismaili, ka sjellë një tjetër surprizë muzikore për fansat e saj, këtë herë përmes një përpunimi modern të një prej perlave më të njohura të muzikës popullore shqiptare.

Duke risjellë vargjet e njohura “Moj baluke e prerë, jarnane, jarnane…”, Adelina ka bashkuar forcat me DJ Gimbo, me të cilin ka publikuar zyrtarisht bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar “Jarnana”. Projekti tashmë është publikuar i plotë në YouTube, i shoqëruar edhe me një videoklip.

Vetëm pak ditë më parë, Adelina dhe DJ Gimbo konfirmuan vetë projektin përmes rrjeteve sociale, duke zbuluar detajet e para dhe duke rritur kureshtjen e publikut për versionin e ri të këngës. “Jarnana” sjell një ndërthurje mes elementeve tradicionale dhe tingujve modernë, duke i dhënë një tjetër jetë një melodie të njohur ndër shqiptarë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këtë projekt, DJ Gimbo mban rolin e producentit ekzekutiv, ndërsa zëri dhe interpretimi karakteristik i Adelina Ismajlit i japin këngës një identitet të veçantë. Me këtë rikthim te një prej motiveve të njohura të folklorit shqiptar, Adelina dëshmon edhe një herë se muzika tradicionale mund të përshtatet me tingujt bashkëkohorë dhe të prezantohet para një audience të re.

“Jarnana” tashmë mund të dëgjohet e plotë në YouTube.

Burimi: Telegrafi