Një person dyshohet se është dhunuar nga tre persona të tjerë në Burgun e Dubravës. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi në emisionin “Kosova Today” tha se viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse ndaj të dyshuarve u inicua rast për veprën e rëndë penale “Dhunimi”.
“Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, përkatësisht në Burgun e Dubravës dyshohet një vepër penale e rëndë, bëhet fjalë për veprën penale dhunimi, meqë rast tre persona dyshohet se e kanë kryer këtë vepër penale. Është inicuar rast për veprën penale “Dhunimi”, kurse viktima ka marrë tretmanin e duhur mjekësor dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar për ekzaminim” , tha ai.
