Alarm për bombë edhe në Gjykatën e Lezhës – evakuohet personeli,

0%

Pjesë e alarmit për bombë në disa institucione në vend ishte edhe Gjykata e Lezhës, ku pas marrjes së njoftimit u evakuua personeli dhe godina u rrethua nga forcat e Policisë. Siç raporton korrespondenti i Top Channel Eris Nikolli, shërbimet e Policisë nisën kontrollet në ambientet e gjykatës, ndërsa punonjësit u nxorën nga godina për arsye sigurie.

Për shkak të situatës, aktiviteti i gjykatës u ndërpre gjatë paradites te së enjtes, duke përfshirë edhe disa seanca gjyqësore të planifikuara, mes tyre dhe ata për vlerësimin e masave të sigurimit.

Alarmi në institucione, zbardhet email-i kërcënues: Jemi “Shteti Islamik” kemi vendosur një bombë Në të njëjtën ditë, në adresat zyrtare të disa institucioneve ne vend perfshire edhe Lezhën kanë mbërritur disa emaile kërcënuese nga një adresë që pretendon se është e lidhur me Shtetin Islamik (ISIS), duke vene ne levizje autoritet, ndërsa burimi dhe autenticiteti i tyre mbeten ende të pakonfirmuara.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kontrollet dhe veprimet e Policisë do të vijojnë deri në përfundimin e plotë të verifikimeve, ndërsa hetimet pritet të përcaktojnë nëse bëhet fjalë për një kërcënim konkret, një alarm të rremë apo një tentativë për të krijuar panik. /Tch

Burimi: Telegrafi