Xhamia e Burojës, një nga më të vjetrat në Drenicë, drejt përfundimit

0%

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se Xhamia e Burojës, e ndërtuar në vitin 1722, po hyn në fazën përfundimtare të restaurimit. Një nga xhamitë më të vjetra në Drenicë, Xhamia e Burojës ka një histori të lidhur me patriotizmin e Mulla Ilaz Brojës, arsimin shqip dhe luftën çlirimtare.

“Me historinë e saj të lidhur me patriotizmin e Mulla Ilaz Brojës, arsimin shqip dhe luftën çlirimtare, kjo hapësirë po rikthehet në identitet”, ka shkruar Bogujevci. Ajo ka njoftuar se pas restaurimit do të nisë edhe procesi i muzealizimit të xhamisë, me qëllim ruajtjen dhe përcjelljen te brezat e ardhshëm të historisë, besimit dhe rezistencës që mbart ky objekt.

Bogujevci ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe historike të këtij objekti për brezat e ardhshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi