Ndalohen shoferët nga Holanda dhe Serbia, tejkaluan shpejtësinë në

0%

MPB Maqedoni njofton se dje ka ndaluar dy shtetas të huaj, të cilët janë kapur nga “Safe City” duke tejkaluar shpejtësinë e lëvizjes me automjete. “Më në orën në Kalimin Kufitar Tabanoc, në dalje nga vendi, oficerët e policisë kanë kontrolluar një automjet pasagjerësh “Mercedes Benz” me targa kombëtare serbe, të drejtuar nga 51-vjeçarja I.M. nga Serbia.

Gjatë kontrollit, përmes sistemit “Safe City”, është përcaktuar se I.M. është evidentuar si kryese e një vepre penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i një automjeti motorik”, përkatësisht në autostradën A-1, Demir Kapi-Gjevgjeli, ajo po drejtonte automjetin me shpejtësi prej 168 kilometrash në orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.

I.M. është privuar nga liria dhe do të ngrihet kallëzim penal përkatës”. “Më në orën në Kalimin Kufitar Tabanoc, në dalje nga vendi, oficerët e policisë kryen kontroll të një automjeti pasagjerësh “Audi” me targa kombëtare holandeze, të drejtuar nga A.A. (32) nga Holanda.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë kontrollit, përmes sistemit “Safe City” u përcaktua se A.A. ishte i regjistruar si kryerës i një vepre penale sipas nenit 297-a të Kodit Penal – “drejtim i pakujdesshëm i një automjeti motorik”, përkatësisht në autostradën A-1, pranë Demir Kapisë, ai drejtoi automjetin me shpejtësi prej 177 kilometrash në orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë.

A.A. është privuar nga liria dhe do të ngrihet kallëzim penal përkatës”, thonë nga MPB.

Burimi: Telegrafi