Sezoni i ri nuk ka nisur aspak mirë për Burnley-n e Armando Brojës. Klubi në fjalë është eliminuar nw turin e dytë të Carabao Cup mbrëmjen e kaluar nga një ekip i katëgorisë së tretë (EFL League One) të futbollit anglez. Takimi i “Valley Parade” u vendos nga goditjet e penalltive pasi 90’ e kohës së rregullt dhe 30’ të shtesave nuk sollën asnjë gol.
Trajneri i Burnley-t kishte vendosur që të bënte rotacion për transfertën në Bradford. Broja dhe Laurent ishin lojtarët e vetëm, të cilët nisën këtë ndeshje nga minuta e parë mes grupit të futbollistëve, të cilët kishin luajtur në Championship fundjavën e kaluar.
Paraqitja e sulmuesit shqiptar u vlerësua me notën 6 pasi u impenjua që të nxirrte përpara skuadra, por pa mundur që të shënonte vetë gol. A
