Alvarez nuk del dy ditë radhazi në stërvitje

0%

Julián Alvarez, i cili është plotësisht jashtë loje me Atlético Madrid, ka munguar në stërvitje për të dytën ditë radhazi. Pas mungesës ditën e martë, sulmuesi argjentinas nuk u paraqit në stërvitje as të mërkurën. Sipas klubit, lojtari ka paraqitur një certifikatë mjekësore që vërteton gjendjen e tij fizike.

Gjithsesi, e gjithë kjo duket se është vetëm një justifikim, duke parë situatën e krijuar me lojktarin, që kërkon të largohet. Konflikti me klubin “colchoneros”, të cilët dje lëshuan një deklaratë në lidhje me situatën, nuk tregon shenja të zbutjes të saj, madje po përkeqësohet çdo ditë. Duket se largimi është gjithnjë e më pranë pas vërshëllimave në fundjavë.

Burimi: Bota Sot