Arsenal është favoriti kyesor për 92 milionë euroshin

0%

Pasi fitoi titullin kampion në Premier League pas 22 vitesh mungesë, dhe pasi humbi në finalen e Champions League pas 20 vitesh, Arsenal po përgatitet për të forcuar akoma edhe më shumë ekipin për të fituar sërish trofe sezonin e ardhshëm.

“Sky Sports” zbulon se “Topçinjtë” janë për momentin ekipi më favorit për të nënshkruar me Morgan Rogers, një nga lojtarët më të mirë të sezonit të fundit. 23-vjeçari i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me Aston Villa-n, ku u shpall edhe “Lojtari më i Mirë” në Europa League, është lojtari më i kërkuar në treg aktualisht nga ekipet e mëdha të Premier League, si Arsenal, Chelsea, Man.

City, Man. United e Liverpool. Por largimi i tij nga Aston Villa nuk do të jetë aspak i lehtë. 23-vjeçari është nën kontratë me Aston Villa-n deri në vitin 2031 dje klauzola e vendosur për kartonin e tij është 92 milionë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot