Korporata Energjetike e Kosovës (KEK Sh.A.) ka njoftuar se pas përfundimit të sanimeve të nevojshme, njësia A3 e Termocentralit “Kosova A” ka filluar ‘procesin e startimit’ dhe së shpejti pritet të ‘sinkronizohet me rrjetin elektroenergjetik’. Për shkak të kësaj situate, KEK ka paralajmëruar se mund të ketë tym për disa orë në regjionin e Komunës së Obiliqit.
“Gjatë procesit të startimit, për arsye teknologjike, mund të ketë emetim më të theksuar të tymit për disa orë. Kjo është dukuri e përkohshme, e ndërlidhur me fazën e startimit të njësisë.” – KEK, më . Korporata ka kërkuar mirëkuptimin e Komunës së Obiliqit dhe të qytetarëve gjatë kësaj periudhe të shkurtër.
KEK më kishte njoftuar po ashtu se njësia A3 e Termocentralit “Kosova A” është rikthyer në operim dhe është sinkronizuar me sistemin elektroenergjetik rreth orës të së enjtes (). KEK kishte bërë të ditur më se për shkak të rrjedhjeve në sistemin gypor të kaldajës së njësisë A3 ishte vendosur që kjo njësi t’i nënshtrohet ndalimit të kontrolluar.
