Rikthimi i Fenerbahçes në Ligën e Kampionëve pas 18 vitesh u eklipsua plotësisht nga skandali dhe përleshja masive që ndodhi pas ndeshjes kundër Lyonit në përballjen e luajtur në Francë. Në qendër të trazirave të mëdha ishte mesfushori i ekipit turk, Matteo Guendouzi, një ish-lojtar i Marseille, i cili e ndezi atmosferën me provokime.
Guendouzi ishte ende shënjestra e tifozëve vendas gjatë ngrohjes, dhe e përkeqësoi situatën edhe më shumë duke drejtuar gishtin e mesëm drejt tribunave.
Guendouzi, kendisine küfür eden Lyon taraftarlarına orta parmak gösterdi. pic.twitter.com/GNe9DoNE6H — haberia (@haberiamedya) August 26, 2026 Një kaos i vërtetë shpërtheu në fund të ndeshjes kur Guendouzi festoi fitoren para tifozëve të Lyonit duke bërtitur “Go Marseille!” dhe duke imituar lëvizjet e famshme të reperit nga Marseille, Julo.
Kjo sjellje shkaktoi një reagim të ashpër dhe të zemëruar nga lojtarët e klubit francez, të udhëhequr nga Pavel Schulz dhe Ruben Kluivert, të cilët menjëherë filluan një konfrontim me të. Lyon sahasında skandal saldırı! Maç sonu çıkan olaylardan yeni görüntüler geldi. Guendouzi’nin sevincini kutladığı anlarda Lyonlu futbolcular saldırıya geçiyor.
Bu sırada Fenerbahçeli futbolcular, takım arkadaşları Guendouzi’yi adeta güvenlik görevlisi gibi koruyorlar.… pic.twitter.com/Iq5jCZNpM1 — Aykırı (@aykiri) August 26, 2026 Përplasja dhe konflikti u shndërruan shpejt në kaos të përgjithshëm në tunelin e stadiumit, dhe lojtarët dhe anëtarët e stafit të trajnerëve të të dyja ekipeve u përfshinë në një përleshje masive.
Gjatë përballjes në tunel, u lëndua edhe trajneri i portierëve të Lyonit, Antonio Ferreira. Kapiteni i Lyonit, Corentin Tolisso, pas ndeshjes e dënoi ashpër veprimin e kundërshtarit dhe tha se nuk kishte nevojë për një sjellje të tillë. 🚨 INSANE SCENES! 🤯 Matteo Guendouzi fighting against Olympique Lyon supporters after Fenerbahçe’s win and qualification to the Champions League. 🇫🇷🥊 pic.twitter.com/4kNgjxApBi — Polymarket FC (@PolymarketFC) August 26, 2026 “I thashë të qëndronte i përulur në fitore dhe të festonte me ekipin e tij në dhomën e zhveshjes, sepse tifozët na fyejnë çdo fundjavë në udhëtime, kështu që ne nuk reagojmë kështu”, tha Tolisso.
Nga ana tjetër, Guendouzi e mbrojti veten duke pretenduar se tifozët e Lyonit ia ofenduan nënën dhe familjen për 90 minuta dhe se kjo ishte një mungesë respekti ndaj tij. Pas të gjitha skenave të pakëndshme dhe pamjeve skandaloze nga Franca, pritet një reagim i shpejtë dhe i ashpër nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA).
