Një 16-vjeçare ka ndërruar jetë në Sydney, ndërsa policia ka nisur hetimet për rrethanat e vdekjes së saj. Ajo ndërroi jetë të martën në mbrëmje, dy ditë pas incidentit. Vajza u gjet pa vetëdije të dielën në një shtëpi në Elanora Heights, në veri të Sydneyt. Ajo u trajtua në vendngjarje dhe më pas u transportua me helikopter në spitalin Royal North Shore, në gjendje kritike.
Sipas burimeve të cituara nga mediat australiane, dyshohet se vajza kishte humbur vetëdijen si pasojë e mbytjes gjatë marrëdhënies seksuale. Megjithatë, policia ende nuk e ka konfirmuar zyrtarisht shkakun e vdekjes. Hetimet nga Policia e New South Wales janë në vazhdim dhe deri më tani nuk ka pasur arrestime apo akuza të ngritura lidhur me rastin.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
