Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar transferimin e mbi 5 milionë

0%

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti ka zhvilluar mbledhje elektronike, më , në të cilën ka miratuar disa vendime.

Në këtë mbledhje është miratuar kërkesa e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, për transfer të mjeteve në shumën prej 4 milionë e 333 mijë e 900 euro deri nën 25% të ndarjes së ndikuar negativisht, për furnizim me barna nga Lista e Barnave Esenciale.

Kurse, 1 milion euro janë transferuar për Ministrinë e Punëve të Brendshme, shumë e cila është kërkuar deri nën 20.68% të ndarjes së ndikuar negativisht, për mbulimin e obligimeve që kanë të bëjnë me shpenzime operative. 300 mijë euro janë miratuar për transferim për Komunën e Podujevës, që sipas njoftimit, përbën deri në 18.18% të ndarjes së ndikuar negativisht, për mbulimin e obligimeve kontraktuale.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo Komunë udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje dhe kryetari Shpejtim Bulliqi. Qeveria ka miratuar caktimin e lartësisë së kompensimit mujor të anëtarëve të Bordit të drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Korporata e Ruajtjes së Energjisë – KRE (Energy Storage Corporation – ESCorp)” Sh.A.

Për nevoja të Ministrisë së Drejtësisë është miratuar vendimi për dhënien në shfrytëzim të parcelës kadastrale P-9012-0, me sipërfaqe prej 999 metra katror, e cila është në pronësi të Agjencisë Pyjore të Kosovës – Ndërmarrja e Pyjeve në Prizren. Si dhe, përmes një vendimi janë nominuar tre përfaqësues të Qeverisë në Këshillin Konsultativ për Komunitete.

Emrat e përfaqësuesve nuk janë bërë të ditur në njoftimin e Qeverisë për mbledhjen.

Burimi: Kallxo