UP nderoi Joseph DioGuardin dhe gruan e tij me titullin “Doktor Nderi”

0%

U niversiteti i Prishtinës ka nderuar sot, më , me titullin “Doktor Nderi” (Doctor Honoris Causa) ish-kongresistin amerikan Joseph J. DioGuardin dhe gruan e tij Shirley Cloyes DioGuardin. Sipas UP-së, çifti DioGuardi janë personalitete të shquara që u angazhuan me tërë qenien e tyre në të gjitha proceset nëpër të cilat kaloi Kosova si shtet.

Dhe përmes titullit që ia ka ndarë atyre i ka nderuar “për përkushtimin shumëvjeçar në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut dhe të vlerave demokratike, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës në rrugëtimin e tij historik drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë”.

Pprofesoresha Luljeta Plakolli-Kasumi gjatë ceremonisë solemne, ka treguar se si Joseph e Shirley DioGuardi plotësuan njëri-tjetrin gjatë bashkëpunimit për të mirën e Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Ai hapte dyert politike, ajo i mbushte ato me argumente; ai fliste në gjuhën e Kongresit, ajo shkruante në gjuhën e dëshmisë; ai sillte besueshmërinë e ish-kongresistit, ajo sillte peshën e hulumtueses; ai ndërtonte aleanca politike, ajo ruante kujtesën historike.” – është shprehur Plakolli-Kasumi.

Kurse, rektori Arben Hajrullahu, duke kujtuar punën e palodhshme të çiftit DioGuardi në një periudhë kohore të shtrirë në më tepër se katër dekada, ka thënë se ”i kanë dhënë Kosovës zë, atëherë kur zëri i saj mezi dëgjohej, i kanë dhënë miqësi atëherë kur ajo kishte shumë nevojë për miq dhe i kanë dhënë shpresë atëherë kur shpresa ishte ndër gjërat më të rralla”.

Hajrullahu ka kujtuar slloganin e çiftit “Pavarësi për Kosovën tani — E vetmja rrugë për paqe në Ballkan” dhe i ka siguruar se dera e Universitetit të Prishtinës për ta do të jetë gjithmonë e hapur dhe se kudo në Kosovë duhet të ndihen si në shtëpinë e tyre.

Ndërsa, ish-kongresisti amerikan DioGuardi në fjalën e tij, ka thënë se tërë jetën është munduar të bëjë gjëra të rëndësishme për njerëzimin dhe jo për paratë. “Kemi shumë histori për të ndryshuar, sepse shumë gënjeshtra janë thënë për shqiptarët.” – ka deklaruar DioGuardi. “Mendoni atë që e ka thënë Fan Noli ‘Mbahu Nëno, mos kij frikë / Se ke djemtë në Amerikë’.

Ju do të befasoheni, por unë do ta ndryshoj këtë. Nuk dua të ndryshoj fjalët e Fan Nolit, por ato nuk e thonë gjithë tregimin. ‘Mbahu Nëno, mos kij frikë / Se ke djemtë e vajzat në Amerikë’” – ka theksuar DioGuardi. E gruaja e tij, e ka falënderuar rektorin Hajrullahu për mikpritjen dhe titullin e dhënë duke thënë “presim me padurim që së bashku ta artikulojmë realitetin tonë.

Kjo është gjëja më e rëndësishme. Së bashku do të kremtojmë paqen dhe drejtësinë.” Ceremoninë e nderimit të çiftit DioGuardi e ndoqën edhe prorektorët Rozafa Basha, Albana Berisha-Qehaja, Adem Beha e Avni Hajdari, anëtarët e Këshillit Drejtues të UP-së, dekanët dhe senatorët, profesorët e studentët dhe figura tjera të shquara të jetës politike, publike dhe akademike të Kosovës e më gjerë.

UP shton se Joseph e Shirley DioGuardi gjatë viteve ’80 e ’90 të shekullit XX nëpërmjet krijimit dhe angazhimit në Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane, i zhvilluan rreth 40 vizita të ndryshme në Kosovë dhe viset tjera me shqiptarë të Ballkanit Perëndimor, duke mbledhur fakte rreth shkeljes së të drejtave të njeriut, të cilat pastaj i përdorën gjatë lobimeve në institucionet më të larta shtetërore e politike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Falë punës së tyre dhe njerëzve tjerë që mendonin e vepronin njësoj, gjendja e atëhershme në Kosovë arriti ta ketë vëmendjen e politikës dhe vendimmarrjes amerikane.” – thuhet në njoftimin e UP-së.

Në bazë të Statutit të UP-së titulli “Doktor Nderi” i ndahet një personi i cili ka arritje të mëdha në fushën e shkencës dhe artit, apo ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore në mbështetjen dhe konsolidimin e paqes. Më , çifti DioGuardi janë bërë shtetas të Kosovës pasi ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ua ka dorëzuar atyre dekretin.

Pastaj, ata janë takuar edhe me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.

Burimi: Kallxo