Mbas 20 ditësh ku Tirana ushton nga shqiponjat e lirisë e 20-30 vjeçarve shqiptar me moton: “Shqipëri e re” “Poshtë Komunizmi” Sunduesi, pinjolli i bllokut stalinist, i fundit në europë, drejtuesi i një force politike staliniste , që ka ndrruar emrin në socialistë Edi Rama në një fjalim të turpshëm në pallatin mbretëror shqiptar, sulmoi Elisa Spiropalin, Ditmir Bushatin, dhe Fatos Lubonjën, tre figura të majta që kan punuar për Edi Ramën prej 30 vitesh që ai të drejtoi Shqipërinë, sikur kjo treshe majtiste paskan kërkuar largimin e tije si Kryeministër.
Nuk më bani përshtypje, fare demagogjiae e tije propaganda staliniste e tij që e kan shoqëruar gjatë këtyre viteve të sundimit të tije, por si një mjeran i trullosur nga uragani i shqiptarve të rinj të etur për liri kërkojnë largimin pa kusht të Kryeministrit më të korruptuar në europë Edi Rama!
Edhe në grahmat e fundit të pushtetit të tije ai donte të injoronte Rininë shqiptare që kërkon largimin e tije nga pushteti për të gjitha tragjeditë që u solli shqiptarve me sundimin e tij stalinistë prej 15 vitesh, por qëllimi i yt, nuk janë stalinistët, Elisa Spiropali, Ditmir Bushati, dhe Fatos Lubonja por rinia shqiptare që të ka penalizuar për 20 ditë rrjesht para botës si një diktator që ke shkatrruar demokracinë shqiptare me ligje komuniste që i ke aprovuar me diktatin tënd dhe jo me votën e popullit.
Treshja Elisa, Ditmiri, Fatosi nuk e kërkojnë largimin tënd, se këto të sollën në vitet e zi të revolucjonit komunist të 97 në pushtet, këto kanë 35 vite që të promovojnë ty, si pinjoll i bllokut që i ka shkaktuar kombit shqiptar tragjedi e humbje jetve njerzore.
Dhe për dijeni të lexuesve këta me mbrotjen që të ban ty, të shpallën sundues të pamposhtur dhe mbajtën partinë e krimit në pluralizmin e komunizmit shqiptar. Këta janë bashkëpuntorët e tu të ngushtë që kan përgjegjësinë para kombit njëlloj me Ju.
Janë këto udhëheqësit e “Forumit për demokraci” në 97 sëbashku me Frrrok Cupin, Hamdi Jupen e të tjerë gazetarucë të gazetës “Zëri i Popullit “ që e dërguat vendin në luftë civile që partia e diktatorit Enver Hoxhës të vinte në pushtet.
Në fjalimin tënd të turpshëm ti u drejtoheshte shqiptarve në gjithë botën “ Më jepni fakte” Faktet janë të njohura por fatkeqësisht ti nuk i sheh se nuk të len pushteti i pakufizuar që ke. 1. Partia jote në vitin 1991 bëri ligjin 7501 për tu grabit pronat shqiptarve!
Dhe gjatë sundimit tënd 15 vjeçar e shkatrove pronën e shqiptareve dhe pronën e shtetit shqiptar në favorin tënd për të mbajtur pushtet me tokat e Shqipnisë. 2.
Nuk dënove krimet e komunizmit por i përçmova ata gjatë 30 viteteve tuaja si politikan drejtues, dhe ky Fatosi i juaj që deshe në fjalimin tënd ta bëjsh faktor politikë nuk ka bërë asnjë dekleratë gjatë 35 viteteve që të dënohen ato krime, por paraqitej si disidenti ma i madh i shqiptarve se pse e dënoi diktatori.
Sot Shqipëria ka 6000 shqiptarë të vrare nga partia e jote, që ti ke 35 vite që nuk u lejon me pas një varr në tokën e tye.
Ti përbuze 914.000 vite burg politikë që i ka dënuar partia që trashëgon ti, dhe ti i përçmon me hetuesit dhe xhelatët e komunizmit, në pushtet, dhe i ke lënë këto heronj të fjalës së lirë me një pension qesharak 100 ero, dhe xhelatët që i torturuan këta shqiptarë ju jep pension 2000 ero. Kjo është barazia jote si sundues Kryeministër. 3.
Me marrjen e pushtetit në vitin 2013 eleminove të gjitha institucjonet kushtetuese duke i vënë në hyqmin tënd, sot vendi nuk ka President, por një kryeplak që flet vetëm kur i jep të drejtë ti.
Shqipëria ska Komitet Helsiniki, ska gjykatë kushtetuese, ska Avokat Populli, ska paralament, dhe krejt këto institucjone i ktheve në partinë shtet siç vepronte diktatori Enver Hoxha. 4.E paraqite revolucjoni demokratik që po ban rinia shqiptare, si Antiamerikan e Anti Tramp, e kundërta po ndodh, këtë revolucjon për 20 ditë rrjesht e shoqëron Flamuri Amerikan çdo orë, Rinia e mirëpret investimin amerikan të Ivanka Tramp me kënaqësi, por jo ti si pronar, se ti nuk je pronar i pronës shqiptarve!
Ti ke 15 vite që e përdor pronën e shqiptarve për interesa të mbajtjes së postit të Kryeministrit dhe jo në zhvillim e Shqipërisë. 5.
“Shqipëria e re”, që ti e përçmon në fjalimin tënd stalinistë, është Shqipëria e atyre 123 Akademikëve Shqiptarë që shkëlqejnë në gjithë rruzullin toksore, dhe nderohen nga dituria botërore, sigurisht Ata nuk janë si Mirela Kombaro, Artan Hoxha ish hetues i sigurimit të shtetit diktatorial dhe sot ti e ke emruar Rektor të Universitetit të Tiranës, Arben Rakipi ish prokuror i diktaturës që ti e ke emruar drejtor të magjistraturës për të nxjerrë Magjistratë dhe ai ka kthyer në shkollë partie dhe nuk lejon asnjë nga shtresa e antikomunistëve vetëm po qe antar i partisë tënde kriminale me vazhdu magjisraturën. 6.
Diktatori Enver Hoxha për të mbajtur sundimin krijoj Sigurimin e Shtetit me spiuna në çdo vend të Shqipnisë, të njëtën gjë po ban dhe ti, krijove patronazhista për të kontrolluar shqiptarët kudo që të jenë. 7.
I etikove rininë shqiptare , si Iranjanë, grekë, islamikë, dhe fute patronazhistët që të nxjerrish ndonjë parti politike islamike, greke, etj, një gazetarucë Frrok Cupi, mbështetsi i joti si në 97 kur bante thirje “o djem rrëmbeni pushkët ja vdekje ja liri” dhe kaloi vendi në luftë civile, sot ky e ban rininë shqiptare, naziskin që kan mbushur bulevardin, grekë që duan të ndalojnë investimet e huaja, dhe jo më larg se dje i quante gegë, dhe të përkrahur nga priftërinjtë e kishës katolike, Hamdi Jupe i cilësonte llumi ka dalë në bulevard, mjeranë, përgjigja ndaj jush është kjo : JANË RINIA SHQIPTARE ME ANDN SHQIPTARË!
Që duan lirinë që duan Shqipërine e re, që duan kombin më shumë se ju si Kryeministër. Po ju gazetarucë të “Zërit Popullit, “çfar ADN keni, se Ju vetëm shqiptarë nuk jeni që derdhni si lumë urrejtjen ndaj kësaj rinie të mrekullueshme. Këto janë faktet Zoti Kryeministër Edi Rama!
Unë si qytetar i këtij vendi, si një antikomunistë që i kam provuar të gjitha krimet e komunizmit në familje, dhe përçmimin e pushtetit tënd dhe tuaj personalisht, për 35 vite, por dhe si një Aktivistë i të drejtave dhe lirive të njeriut të bëj Thirrje: Jep dorëheqje sa ma parë!
Nuk të kan asnjë borgj shqiptarët, ti u ke atyre borgj, se pa asnjë kontribut për kombin u bëre Kryeministër falë mos dënimit të krimeve të komunizmit. Se ndryshe nuk do të ishe pjesë e politikës bërjes. Po kështu u ndërtua “demokracia shqiptare pa vlera” dhe u katapultuat ju në drejtimin e Shqipërisë.
Këmbanat bien dhe për Opozitën shqiptare që nuk i dënoi krimet e komunizmit dhe nuk denoi në 90 partine e diktatorit Enver Hoxha. Por u bë palë me heshtjen e partisë sunduese. Sot kjo opozitë duhet të turpërohet se nuk i dënoi krimet e komunizmit dhe u bë palë më me rilindjen komuniste. Demokracia pa vlera sjell diktaturë.
Diktaura e instalua në Shqipëri nga Ju, po përballet me Revolucjonin demokratik që po e kryen rinia shqiptare. Diktaturat kan fund të hidhur, këtë mos e harro Zoti Kryeministër! Besim NDREGJONI