Drenica ka vazhduar me paraqitje të mira në raundin preliminar të Champions League në futsall. Kampionia e Kosovës kishte fituar 6:0 ndaj Sakaryas në ndeshjen e parë dhe tani ka arritur një tjetër fitore bindëse në Budapest, duke mposhtur Muratan me rezultat të thellë. Në ndeshjen e dytë të raundit preliminar skuadra kosovare ka mposhtur kampionen e San Marinos me rezultat bindës 11:1.
Për skuadrën kuqezi kjo ishte fitorja e dytë radhazi në këtë garë, pas suksesit 6:0 ndaj kampiones së Turqisë, Sakaryas, në ndeshjen e parë. Drenica garon në Grupin D të raundit preliminar. Në përballjen ndaj Muratas, skuadra kosovare dominoi nga fillimi deri në fund.
