Zyrtare: Mislav Karoglan nuk do të jetë më trajner i Ballkanit

0%

Mislav Karoglan nuk do të jetë më trajner i Ballkanit. Klubi nga Suhareka ka njoftuar se trajneri kroat, për arsye personale, ka vendosur të mos vazhdojë në krye të skuadrës. Karoglan u emërua në krye të Ballkanit me synimin për ta udhëhequr skuadrën drejt objektivave të klubit, ndërsa sezonin e kaluar e përfundoi në vendin e tretë në Superligën e Kosovës.

“E falënderojmë për punën dhe bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe. Ishte kënaqësi ta kishim pjesë të familjes së Ballkanit dhe i jemi mirënjohës për kontributin e tij në klub”, thuhet në njoftimin e Ballkanit. Klubi nga Suhareka i ka uruar Karoglanit suksese, shëndet dhe mbarësi në vazhdim të jetës dhe karrierës.

Në garat evropiane, Ballkani nën drejtimin e tij u përball me Bohemians të Irlandës, të cilën e eliminoi pas ekzekutimit të penalltive. Sezonin e ri, Ballkani e kishte nisur me një humbje dhe një fitore, para se klubi të njoftonte përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin kroat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë karrierës së tij, Karoglan ka drejtuar disa klube të njohura, përfshirë Hajduk Split, Istra 1961 dhe Sheriff Tiraspol, përpara se të merrte drejtimin e Ballkanit. Ballkani tani pritet të nisë kërkimet për trajnerin e ri, i cili do ta marrë përsipër skuadrën në vazhdim të sezonit.

Burimi: Telegrafi