Sezoni i ri i Bundesligës gjermane, 2026/27, është gati të nisë, me 18 skuadra që do të garojnë për titullin, vendet evropiane dhe mbijetesën në elitën e futbollit gjerman. Kampionati do të startojë më , ndërsa ndeshja hapëse do të jetë përballja mes Bayern Munichut dhe Stuttgartit, e cila do të zhvillohet të premten në mbrëmje.
Në edicionin e ri do të garojnë edhe tri skuadra të rikthyera ose të promovuara nga Bundesliga 2: Schalke 04, SV Elversberg dhe SC Paderborn. Këto ekipe do t’i bashkohen gjigantëve të futbollit gjerman si Bayern Munich, Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen dhe RB Leipzig.
Ndeshjet e javës së parë E premte, 28 gusht Bayern Munich – VfB Stuttgart, ora E shtunë, 29 gusht SV Elversberg – Bayer Leverkusen, 15:30FC Köln – Hoffenheim, 15:30Mainz 05 – SC Paderborn, 15:30RB Leipzig – Borussia Mönchengladbach, 15:30Union Berlin – Eintracht Frankfurt, 15:30Borussia Dortmund – Hamburger SV, E diel, 30 gusht Freiburg – Werder Bremen, 15:30Augsburg – Schalke 04, Sezoni do të ketë gjithsej 34 xhiro, ndërsa xhiroja e fundit është planifikuar për , kur të gjitha ndeshjet do të luhen njëkohësisht.
Bundesliga do të ketë edhe një pushim dimëror, nga deri më . Sa i përket transmetimit televiziv, ndeshja hapëse mes Bayern Munichut dhe Stuttgartit do të transmetohet pa pagesë në Gjermani nga Sat.1, ndërsa të drejtat televizive të kampionatit janë të ndara mes disa operatorëve.
Me Bayern Munichun që synon të mbrojë titullin dhe Dortmundin, Leverkusenin, Leipzigun e skuadrat e tjera që kërkojnë t’i sfidojnë, Bundesliga 2026/27 pritet të sjellë një tjetër sezon të luftuar në futbollin gjerman.
