E kryer, Asllani kalon te Al Jazira – marrëveshje totale me Interin

0%

Kristjan Asllani do të vazhdojë karrierën në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi Interi ka arritur marrëveshje me Al Jazira për transferimin e mesfushorit shqiptar. Sipas gazetarit italian Gianluca Di Marzio, Asllani do t’i bashkohet klubit nga Abu Dhabi në formë huazimi për 2 milionë euro, me detyrim blerjeje prej 4.5 milionë eurosh në fund të sezonit.

Kështu, Interi mund të arkëtojë gjithsej 6.5 milionë euro nga largimi i mesfushorit. 2022/10/Asllani.jpg telegrafi.com Asllani, i cili u transferua te Interi nga Empoli në vitin 2022, nuk arriti të sigurojë një rol të rregullt në formacionin zikaltër. Pas katër sezoneve në Milano, 24-vjeçari është gati për një aventurë të re në futbollin e Emirateve.

Mesfushori vjen pas një periudhe huazimi te Besiktas, ku në sezonin e fundit të Superligës turke regjistroi 2 gola dhe 2 asistime në 14 paraqitje, ndërsa pati edhe tri paraqitje në Kupën e Turqisë. 24-vjeçari kishte vendosur të largohej nga Italia pas eksperiencës te Torino.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai iu bashkua klubit torinez në verën e vitit 2024, por nuk arriti të fitonte një vend të rregullt në skuadër dhe u rikthye te Interi në mënyrë të parakohshme. Me Torinon, Asllani zhvilloi 15 ndeshje nga gushti deri në janar të vitit 2025.

Al Jazira e ka bindur Asllanin me projektin e saj, ndërsa marrëveshja tashmë është arritur mes të gjitha palëve dhe pritet vetëm finalizimi i procedurave.

Burimi: Telegrafi