Inspektorati Qendror me aksion ndaj udhërrëfyesve turistikë pa licencë

0%

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka njoftuar se ka zhvilluar inspektime në regjionet e Prizrenit, Prishtinës dhe Obiliqit, me qëllim të parandalimit dhe evidentimit të ushtrimit të paligjshëm të veprimtarisë së udhërrëfyesve turistikë pa licencë.

IQMT bëri të ditur se ka evidentuar angazhim të udhërrëfyesve jo-vendas nga kompani të ndryshme turistike të vendeve të rajonit, të cilët në rastet kur veprojnë pa licencën e nevojshme, janë në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

“Përveç aspektit ligjor, angazhimi i personave të palicencuar mund të ndikojë edhe në mënyrën e prezantimit të historisë, trashëgimisë kulturore dhe vlerave reale të lokacioneve turistike që vizitohen në Republikën e Kosovës”- thuhet në njoftimin e këtij Inspektorati më .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, përmes IQMT-së thekson se “mbetet e përkushtuar në mbikëqyrjen e kësaj veprimtarie dhe do të ndërmarrë masat përkatëse ndaj operatorëve turistikë, personave juridikë, bizneseve individuale dhe personave fizikë që ushtrojnë ose mundësojnë ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik pa licencë dhe në kundërshtim me ligjin e Turizmit”.

Ushtrimi i veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik në kundërshtim me dispozitat ligjore përbën kundërvajtje dhe dënohet me gjobë prej 3 mijë deri në 9 mijë euro. IQMT u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve turistikë që angazhimin e udhërrëfyesve ta bëjnë në mënyrë të ligjshme, duke respektuar kriteret dhe procedurat e përcaktuara.

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka shpërndarë kartelat identifikuese për 12 udhërrëfyesit e parë turistikë të cilencuar në vend, më , në Muzeun Etnologjik “Emin Gjiku” në Prishtinë.

Këta janë udhërrëfyesit turistikë të licencuar nga MKT: Naile Cekaj, Fisnik Thaçi, Orhan Ramadani, Fitim Bunjaku, Fatijona Bajra, Adriana Pllana, Akil Cejku, Muhamed Cejku, Muhamer Hasani, Ilir Sopjani, Enes Toska dhe Mirjeta Shatri.

Burimi: Kallxo