Arrestohen tre persona, dyshohen për disa vjedhje të rënda në Gjilan

0%

Tre persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer disa vjedhje të rënda në rajonin e Gjilanit dhe në rajone të tjera të Kosovës. Policia e Kosovës ka njoftuar më se dy nga të arrestuarit janë shtetas të Kosovës, ndërsa njëri është shtetas i Shqipërisë.

Sipas Policisë, të dyshuarit, duke vepruar si pjesë e një grupi, dyshohet se për një periudhë të gjatë kanë kryer vjedhje me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror. Një person tjetër, i cili dyshohet se është pjesë e këtij grupi, është identifikuar dhe është shpallur në kërkim policor.

Në kuadër të hetimeve janë kryer bastisje në disa lokacione në Gjilan, Prishtinë dhe Fushë-Kosovë. Policia thotë se gjatë hetimeve janë sekuestruar prova dhe pajisje që dyshohet se lidhen me veprimtarinë kriminale të grupit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në mesin e sendeve të sekuestruara janë pajisje që dyshohet se janë përdorur për komunikim dhe maskim, si dhe mjete për hapjen me forcë të dyerve, kasafortave dhe objekteve të tjera. “Të dyshuarit janë arrestuar dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ndaj tyre janë ndërmarrë procedurat e mëtejshme ligjore”- thuhet në njoftimin e datës .

Policia ka bërë të ditur se hetimet janë duke vazhduar për dokumentimin e rasteve, identifikimin e veprave të tjera të mundshme dhe sigurimin e provave që lidhen me aktivitetin e dyshuar kriminal të grupit.

Burimi: Kallxo