Turqia ka shënuar fitoren e tretë radhazi dhe ka siguruar kalimin në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”. Kosova nuk arriti t’i bëjë ballë lojës së volejbollisteve turke, duke pësuar humbje të thellë me rezultat 3:0 (, , ), në ndeshjen e xhiros së katërt të Grupit B..
Duhet theksuar se Turqia nuk po paraqitet me ekipin e parë në këto Lojëra Mesdhetare, pasi ekipi kryesor është duke marrë pjesë në Kampionatin Evropian. Në Taranto, turket po luajnë me disa volejbolliste të ekipit të dytë, si dhe me disa lojtare të reja që luajnë për ekipin U-22. Kosova e nisi mirë setin e parë dhe ishte në epërsi .
Megjithatë, volejbollistet e reja turke u këndellën dhe realizuan një seri prej 11:0, duke e përmbysur rezultatin dhe duke e fituar setin . Edhe seti i dytë ishte në favor të Turqisë. Volejbollistet turke e nisën më mirë, duke krijuar epërsi 5:1, dhe gjatë gjithë setit e kontrolluan lojën. Në fund, fituan sërish me . Seti i tretë ishte më rivalizues.
Të dyja ekipet luftuan pikë për pikë dhe rezultati ishte , ndërsa Kosova kaloi në epërsi . Megjithatë, turket nuk lejuan befasi dhe e fituan setin , duke e mbyllur ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 3:0. Kosova deri tani ka regjistruar dy fitore dhe dy humbje. Dardanet kanë shënuar fitore të rëndësishme ndaj Algjerisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Turqia kryeson Grupin B me nëntë pikë, ndërsa Kosova është në vendin e tretë me gjashtë pikë.
