Mungesa e sulmuesit të Kombëtares në formacion

0%

Spartaku i Moskës u përball me Zenitin më 23 gusht. Sfida u fitua 2:0 nga Spartaku, ndërsa Daku u aktivizua në minutën e 83-të. Ishte një zgjedhje teknike e trajnerit spanjoll Juan Carlos Carcedo, që t’i jepte Dakut vetëm disa minuta në fund. Sergei Nekrasov u pyet për Dakun, ndërsa vetë është CEO i Spartakut të Moskës.

Drejtori i përgjithshëm tregoi vlerësimin e tij për transferimin që kushtoi 11 milionë euro. “Daku do të jetë një vlerë e madhe për ekipin. Edhe Juan Carlos Carcedo e ka përmendur këtë. Në ndeshjen kundër Zenitit, plani i lojës ishte i tillë që Mirlindi nuk pati shumë minuta në dispozicion. Por ai do ta tregojë veten, për këtë nuk ka asnjë dyshim.

Daku është një pjesë e rëndësishme e ekipit dhe skuadra e ka pritur shumë mirë. Pas ndeshjes së fundit, ai tha se ndihej sikur kishte luajtur së bashku me Manfred Ugalden prej tre apo katër vitesh”, u shpreh Nekrasov. Sfida e radhës është rezervuar më 30 gusht. Përballë do të jetë Orenburgu.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot