Bayern i mbyll derën Arsenalit për Minjae Kim

0%

Arsenali ka marrë një përgjigje negative nga Bayern Munichu në tentativën për të transferuar mbrojtësin koreano-jugor Minjae Kim. Sipas raportimeve, kampionët e Ligës Premier kishin shfaqur interesim për 29-vjeçarin, por drejtuesit bavarezë e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend ta lënë të largohet.

Refuzimi ka qenë i shpejtë, duke bërë që Arsenali të orientohej drejt një tjetër opsioni dhe të transferonte Ezri Konsan nga Aston Villa për rreth 60 milionë euro. Kim nuk ishte vetëm në listën e Arsenalit. Për shërbimet e tij kishin pyetur edhe Manchester United, Nottingham Forest dhe vetë Aston Villa, por asnjëri prej tyre nuk ka arritur të bindë Bayernin.

Situata për mbrojtësin ka ndryshuar ndjeshëm krahasuar me verën e vitit 2025. Drejtori sportiv Max Eberl e kishte konsideruar atë si një kandidat për shitje, por largimi i tij nuk është më pjesë e planeve të klubit. Një faktor i rëndësishëm në këtë vendim është edhe trajneri Vincent Kompany, i cili e vlerëson lart koreano-jugorin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Gjatë turneut të Bayernit në Azi, Kompany e kishte cilësuar Kim si “një përbindësh të vërtetë mbrojtës dhe shumë të shpejtë”. Edhe vetë lojtari duket i përqendruar te vazhdimi i aventurës në Mynih. Ai mbetet pjesë e rëndësishme e repartit defensiv, duke ofruar alternativa dhe siguri në qendër të mbrojtjes, qoftë si titullar apo si zëvendësues.

Për momentin, mesazhi i Bayernit është i qartë: Minjae Kim nuk është në shitje.

Burimi: Bota Sot