Gjakova përfiton 1.5 milionë euro për Banim Social Adekuat

0%

Komuna e Gjakovës ka përfituar 1.5 milionë euro nga Projekti i Banimit Social Adekuat, financuar nga Qeveria e Kosovës. Sipas ministres në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar me nënkryetarin e Komunës së Gjakovës, Flamur Fetahaj.

Investimi përfshin 1.35 milionë euro për ndërtimin e rreth 23 njësive të reja të banimit social, ndërsa 150 mijë euro do të ndahen për renovimin e gjashtë shtëpive private të familjeve në nevojë. Projekti synon të përmirësojë kushtet e banimit për familjet e cenueshme dhe t’u krijojë atyre kushte më të sigurta dhe më dinjitoze për jetesë.

Ministrja Pacolli e ka cilësuar këtë investim si një mbështetje konkrete për familjet që kanë më së shumti nevojë për përkrahje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi