Hargreaves: Çështjet me të cilat përballet Kosova dhe kontinenti s’presin, partitë të bashkohen

0%

Shpërndaje në: Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, u ka bërë thirrje për bashkim për formimin e institucioneve partive politike në Kosovë. Në një pritje me rastin e ditëlindjes së Mbretit, Hargreaves ka thënë se kjo duhet të ndodhë sidomos “pasi çështjet me të cilat përballet Kosova dhe kontinenti nuk presin”.

Ai ka thënë se bashkimi duhet të vlejë për formimin e Parlamentit, Qeverisë dhe Presidencës. “Pas 18 muajsh pasigurie, e di se të gjithë këtu do të pajtohen se partitë politike duhet të punojnë së bashku për të mirën e Kosovës, për të krijuar një parlament, qeveri dhe presidencë të qëndrueshme’’, ka thënë ai, bazuar në videon e publikuar nga faqja e Ambasadës në Facebook.

Ai është zotuar për mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar. Në zgjedhjet e 7 qershorit, Lëvizja Vetëvendosje doli e para dhe siguroi 53 ulëse. Kjo konsiderohet e mjaftueshme për konstituim të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë bashkë me partitë e komuniteteve. Megjithatë, për presidentin duhen që 80 deputetë të qëndrojnë në sallë në dy rundet e votimit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

E pikërisht për shkak të dështimi të kësaj muaj më parë, Kosova u detyrua të shkonte në këto zgjedhje edhe pse parapraket i kishte mbajtur vetëm 6 muaj më parë. Për të arritur te 80-shi duhet patjetër bashkëpunim me parti të tjera shqiptare.

Burimi: Koha