Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra

0%

Policia e Kosovës, përmes njësisë së Task Forcës–Jugu, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka vazhduar angazhimet në parandalimin dhe luftimin e kontrabandës me mallra dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme përgjatë kufirit të Republikës së Kosovës me Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton KosovaPress.

Sipas policisë, sot nga drejtimi i fshatit Tanushë, RMV, është vërejtur një automjet-furgon me ngjyrë të bardhë dhe me targa vendore, duke hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës, në drejtim të fshatit Mjak, Viti. Njësitet policore kanë reaguar dhe kanë arritur ta ndalojnë automjetin në afërsi të brezit kufitar.

“Gjatë kontrollit të automjetit është konstatuar se në të transportoheshin sasi të konsiderueshme të mallrave, si në vijim: 9,525 copë çipsa;700 copë pashteta, me peshë nga 95 gramë;750 copë gullash gjedhi, me peshë nga 200 gramë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Për mallrat e lartcekura drejtuesi i automjetit nuk posedonte asnjë dokument mbi prejardhjen apo importimin e tyre, ndërsa produktet kishin mbishkrime të Republikës së Maqedonisë së Veriut ”, thuhet në njoftim. Sipas vlerësimeve preliminare të tregut, vlera e mallrave të dyshuara si të kontrabanduara është mbi 5,000 euro, pa përfshirë detyrimet dhe taksat doganore të shmangura.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet procedurale, ndërsa mallrat dhe automjeti janë sekuestruar dhe janë dërguar në terminalin doganor. Rasti, për procedim të mëtejmë, do të trajtohet nga njësitet kompetente të Doganës së Kosovës.

Burimi: Bota Sot