Flick flet për Alvarezin, Yamalin, Rodrin dhe për Gavin

0%

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes me Athletic Bilbaon, duke i shmangur komentet e drejtpërdrejta për një transferim të mundshëm të Julián Álvarezit te katalanasit.

I pyetur nëse Barcelona do ta transferojë Álvarezin apo nuk do ta afrojë askënd tjetër në sulm, Flick u përgjigj: “Nuk dua të flas për Juliánin, dua të flas për situatën e klubit.” Më pas, trajneri gjerman e vlerësoi punën e drejtuesve të klubit dhe veçanërisht drejtorin sportiv Deco, përcjell “Gazeta Express”. “Ne i kemi bërë disa transferime shumë të rëndësishme.

Klubi duhet të mendojë për të ardhmen. Unë, si trajner, e kërkoj më të mirën dhe edhe diçka më shumë, por më pas gjërat mund të funksionojnë ose jo. Kam besim te skuadra dhe duhet t’i menaxhojmë disa situata, duke e gjetur zgjidhje për ndeshje të caktuara. Por cilësia jonë është e jashtëzakonshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Klubi dhe Deco po e bëjnë një punë të shkëlqyer duke menduar për tri apo katër vitet e ardhshme”, deklaroi Flick. Ai foli edhe për situatën e portierit Dominik Livaković, i cili mund të largohet në formë huazimi. “Është shumë pozitive ta kesh një portier me përvojë për vitet e ardhshme. Jemi të kënaqur me Szczesnyn, por do të shohim se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme.

Afati kalimtar veror ende nuk ka përfunduar”, tha ai. Sa i përket Lamine Yamalit, Flick bëri të ditur se sulmuesi e ka pasur një shqetësim të vogël, por e vlerësoi paraqitjen e tij. “Lamine është një gjeni. I ka pasur tri javë pushim dhe është stërvitur vetëm për disa ditë, ndaj është normale që ende të mos jetë në nivelin maksimal. Më pëlqyen shumë 60 minutat e tij.

Na dha shumë zgjidhje dhe po bën mirë”, u shpreh Flick. Ndërkohë, trajneri konfirmoi se Rodri mund të luajë disa minuta në ndeshjen e radhës, ndërsa për Gavin tha se mund t’i duhet rreth një javë për t’u rikthyer në stërvitje me skuadrën.

Burimi: Bota Sot