Katër biletat e fundit për fazën e ligës së Champions League do të ndahen sonte, kur në program janë katër ndeshjet e kthimit të fazës play-off. Të gjitha përballjet fillojnë në orën . Vëmendjen më të madhe e tërheq përballja në Athinë, ku AEK-u do të presë Levski-n.
Ndeshja e parë në Sofje përfundoi pa gola, 0:0, ndaj të dyja skuadrat hyjnë në ndeshjen e kthimit me shanse të barabarta Interesant pritet të jetë edhe dueli në stadiumin “Gerland”, ku Lyon-i do të presë Fenerbahçen e Vedat Muriqit. Gjiganti turk nuk arriti të krijojë avantazh në ndeshjen e parë në Stamboll, e cila përfundoi 1:1, kështu që kualifikimi do të vendoset në Francë.
Një tjetër betejë e madhe pritet në Norvegji. Viking-u do të presë Dinamon e Zagrebit, pasi kampioni kroat në ndeshjen e parë humbi një mundësi të shkëlqyer për të krijuar avantazh të rëndësishëm. Dinamo po fitonte 2:0, por Viking-u bëri një rikthim të madh dhe arriti të barazojë në 2:2. Përballja e fundit është ajo mes Celjes dhe Slovan Bratislavës.
Edhe kjo ndeshje e parë përfundoi 1:1, ndaj përfaqësuesi slloven dhe ai sllovak do të kenë 90 minuta, e ndoshta edhe 120 minuta, për të përcaktuar skuadrën që do të kualifikohet në kompeticionin elitar.
