Bastisje në rrethinë të Strumicës, gjendet drogë – ndalohen dy persona

0%

MPB Maqedoni njofton se dje (), në orën , në fsh. Bansko, rrethina e Strumicës, nëpunës policorë të SPB Strumicë i privuan nga liria E.N. (21) dhe Xh.M. (29), të dy nga fsh. Bansko. “Gjatë bastisjes në shtëpinë e E.N., të realizuar me urdhër gjykate, janë gjetur paketime me marihuanë dhe një kërcell i bimës së kanabisit”.

“Ndërkaq, gjatë kontrollit të Xh.M., i cili është hasur në shtëpinë e E.N., është gjetur marihuanë. Për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike – Strumicë, ndërsa pas dokumentimit të rastit do të paraqitet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.

Burimi: Telegrafi