Silvinjo rikthehet në skenë

0%

Trajneri Silvinjo vazhdon pa ekip prej tre muajsh. Pasi ndau rrugët me Kombëtaren e Shqipërisë, për të nuk ka pasur menjëherë një eksperiencë të re. Megjithatë emri i tij ka qarkulluar në Brazil. Më konkretisht bëhet fjalë për dy klube me histori, që janë pa trajner. Fluminense është raportuar para disa ditësh, por nuk ka pasur negociata të avancuara.

Ndërkohë Botafogo largoi trajnerin Franklim Karvalho më 18 gusht. Aktualisht ndodhet në stol Rodrigo Belao, që është trajneri i ekipit U-19. Emri i Silvinjos është shfaqur edhe te Botafogo. Kujtojmë se për herë të fundit në Brazil ishte trajner i Korinthians në vitin 2022.

Burimi: Bota Sot