Sherr me thika e leva në Greqi, 49-vjeçari shqiptar përplaset me

0%

Një konflikt është raportuar në Greqi ku është përfshirë edhe një 49 vjeçar shqiptar. Ngjarja ndodhi në një servis makinash në Neos Kosmos. Shtetasi 49-vjeçar shqiptar u përfshi në konflikt me një pronari 45-vjeçar të biznesit, me origjinë armene. Sipas informacioneve, 49-vjeçari fillimisht kaloi nëpër dyqan dhe filloi ta fyente 45-vjeçarin, ndërsa më pas u përpoq ta sulmonte.

Klientët dhe persona të tjerë të pranishëm në vendngjarje ndërhynë dhe arritën ta largonin. Megjithatë, përpara se të largohej, ai dyshohet se e kërcënoi pronarin, duke i thënë: “Do ta paguash me gjak për këtë”. Pak kohë më vonë, 49-vjeçari u kthye në garazh, këtë herë duke mbajtur një thikë 26 centimetra të gjatë .

Sipas të njëjtave informacione, ai iu afrua pronarit duke bërtitur: “Do të të vras, do të të masakroj”. Sherri degradoi në përdorimin e një leve dhe një thikë. Pronari i garazhit e goditi 49-vjeçarin me levë në kokë dhe këmbë. Pas disa orësh kërkime, 49-vjeçari u arrestua për fyerje, tentativë dëmtimi trupor dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa armeni u arrestua për dëmtim të rrezikshëm trupor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot