​Al Hilal pranë marrëveshjes me Arsenalin për Martinellin

0%

Al Hilal është shumë pranë transferimit të sulmuesit brazilian Gabriel Martinelli nga Arsenali. Sipas raportimeve të fundit, klubi saudit ka arritur marrëveshje verbale me Arsenalin për transferimin e 25-vjeçarit, me një vlerë totale prej 65 milionë eurosh, përfshirë edhe bonuset. Tani, Al Hilal duhet të finalizojë marrëveshjen me vetë lojtarin.

Kampi i Martinellit tashmë është në negociata me klubin saudit për kushtet e kontratës. Al Hilal shpreson që të gjitha procedurat formale të përfundojnë gjatë kësaj jave, duke i hapur rrugë transferimit të brazilianit. Martinelli, i cili iu bashkua Arsenalit në vitin 2019, ka qenë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës londineze në vitet e fundit.

Marrëveshja mes klubeve është shumë pranë finalizimit, ndërsa tani gjithçka varet nga dakordimi i kushteve personale me Martinellin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot