Glauk Konjufca do të dalë sot para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në kuadër të rigjykimit ndaj tij për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës. Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës pritet të paraqitet në seancën e caktuar për orën .
Gjykata Themelore në Prishtinë, më , kishte shpallur aktgjykim lirues ndaj Konjufcës, me arsyetimin se nuk ishte provuar se ai kishte kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Ndërkaq, për veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, për të cilën kishte arritur parashkrimi, gjykata kishte refuzuar akuzën.
Megjithatë, Gjykata e Apelit e kishte prishur vendimin e Gjykatës Themelore dhe e kishte kthyer rastin në rigjykim. Prokuroria Themelore në Prishtinë, më , kishte ngritur aktakuzë ndaj Glauk Konjufcës, duke e ngarkuar me dy vepra penale.
Sipas aktakuzës, Konjufca akuzohet se më , gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhjeje ka hedhur gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit.
Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
