Juventusi zgjidh një problem

0%

Juventusi ka gjetur portierin që do të jetë alternativa e Guljelmo Vikarios në katërkëndorin e bardhezinjve për këtë sezon. Torinezët kanë zyrtarizuar sot firmën me portierin polak Kamil Grabara, i cili ka ardhur në formë huazimi nga klubi i Volfsburg.

Portieri 27-vjeçar ka lënë kampionatin gjerman dhe i është bashkuar klubit edhe pse do të jetë e vështirë që t’i marrë vendin në formacion Vikarios.

Grabara ishte një portier i vlerësuar pasi doli nga akademia e Liverpulit, por nuk arriti të debutonte me ekipin e parë të klubit anglez, i dhënë vazhdimisht në huazim derisa u shit te Kopenhaga e së fundmi te Volfsburg, Në vitet e fundit, ai është kthyer në një pikë fikse të përfaqësueses së Polonisë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot