Hana Bejiqi ka qenë notarja me rezultatin më të mirë nga notarët kosovarë në garën e sotme në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. Ekipi i Kosovës në not e ka përfunduar garimin, ndërsa në ditën e fundit të garave në pishinë janë paraqitur katër notarë kosovarë. Pos Bejiqit aty kanë qenë edhe Riga Shala, Erina Idrizaj dhe Dior Krasniqi.
Bejiqi ka garuar në disiplinën 50 metra stil i lirë dhe është renditur në vendin e 13-të nga gjithsej 22 garuese, me kohën 26.72 sekonda. Bejiqi ka qenë shumë pranë kualifikimit në finale, por i munguan vetëm 83 të qindtat e sekondës për të siguruar një vend mes finalisteve. Në të njëjtën disiplinë ka garuar edhe Riga Shala, e cila është renditur e 22-ta me kohën 28.11 sekonda.
Në konkurrencën e meshkujve, Dior Krasniqi ka garuar në 50 metra stil i lirë dhe e ka zënë vendin e 19-të, duke regjistruar kohën 24.97 sekonda. Ndërkohë, Erina Idrizaj është paraqitur në disiplinën 100 metra shpinë. Ajo e ka përfunduar garën me kohën .56, por ky rezultat nuk ka mjaftuar për kualifikim në finale.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka vlerësuar paraqitjen e notarëve kosovarë në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026. “Bazuar në kushtet e notit që mbretërojnë në vendin tonë, paraqitja e notarëve në Taranto 2026 vlerësohet relativisht e mirë”, ka theksuar KOK përmes një komunikate.