Zyrtare: Nkunku nga Milani kalon te RB Leipzig

0%

AC Milan ka konfirmuar largimin e Christopher Nkunkut, me sulmuesin francez që rikthehet te RB Leipzig në formë huazimi deri më . Marrëveshja përfshin edhe opsionin e blerjes përfundimtare, ndërsa sipas raportimeve nga Italia, Leipzig do të paguajë rreth 4 milionë euro për huazimin, ndërsa klauzola për transferimin përfundimtar është 28 milionë euro.

Nëse aktivizohet, vlera totale e operacionit do të shkojë në 32 milionë euro. Manche Dinge im Leben sehen einfach richtig aus 🤝🤩 pic.twitter.com/eh3DaycgQN — RB Leipzig (@RBLeipzig) August 25, 2026 Nkunku rikthehet kështu në Leipzig, klubin ku ndërtoi emrin e tij si një prej sulmuesve më të spikatur në Evropë, përpara transferimit te Chelsea. 26-vjeçari iu bashkua Milanit me pritshmëri të mëdha, por aventura e tij në Itali nuk shkoi sipas planit.

Në sezonin e kaluar, francezi regjistroi 35 paraqitje, tetë gola dhe tri asistime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi