Ministria e Mbrojtjes: Raportohen 24 vatra sot. Ja situata në Dajt,

0%

24 vatra zjarri janë raportuar në të gjithë vendin deri në orën të 25 gushtit, ndërsa 6 prej tyre vijojnë të jenë aktive. Pesë vatra të tjera janë nën mbikëqyrje, sipas të dhënave të Ministrisë së Mbrojtjes. Në operacionet e shuarjes dhe monitorimit gjatë ditës janë angazhuar 126 forca operacionale dhe 18 automjete zjarrfikëse.

Forcat e Armatosura kanë mbështetur ndërhyrjet me 20 efektivë, një helikopter dhe dy avionë Air Tractor. Fokusi kryesor mbetet Mali i Dajtit, ku vatrat në lartësitë mbi tunelet e Qafë Mollës janë ende aktive. Në terren ndodhen 40 forca zjarrfikëse, 20 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 7 forca të ADZM-së. Ndërhyrja po mbështetet nga ajri me një helikopter dhe dy avionë Air Tractor.

Deri tani, nuk raportohet rrezik për zonat e banuara. Në qarkun Dibër vijojnë të jenë aktive vatrat në Ballenjë, ku janë angazhuar 5 forca të ADZM-së, si dhe në Qafë të Helmës, Bulqizë, ku situata po monitorohet nga 4 efektivë të MZSH-së. Edhe në këto zona nuk raportohet rrezik për banesat.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në Malin e Dardhës, Librazhd, zjarri është riaktivizuar në një sipërfaqe pyjore prej rreth 7–8 hektarësh. Efektivët e MZSH Librazhd vijojnë punën në terren, ndërsa banesat nuk janë të rrezikuara. Ndërkohë, situata është përmirësuar në Gjegjan–Gojan–Prozhëm–Tërbun, Pukë. Vatrat janë izoluar dhe nuk ka më vatra aktive, ndërsa ekipet vijojnë monitorimin e zonës.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po ndjek situatën në të gjithë territorin, në koordinim me prefekturat, bashkitë dhe strukturat e Mbrojtjes Civile. Forcat dhe mjetet operacionale mbeten në terren dhe në gatishmëri, me fokus te mbrojtja e banesave, jetës dhe pasurisë së qytetarëve.

Burimi: Bota Sot