KFOR për procesin e optimizimit: Prania në Kosovë do të përshtatet

0%

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar përditësime lidhur me procesin e optimizimit të pranisë së tij në Kosovë, duke theksuar se misioni do të vazhdojë të përmbushë mandatin e tij të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në një njoftim, KFOR ka bërë të ditur se procesi i optimizimit, i paralajmëruar më , po zhvillohet në mënyrë graduale, të koordinuar dhe transparente, me institucionet e Kosovës, BE-në, Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

KFOR ka theksuar se prania e tij do të rritet në disa zona, përfshirë Mitrovicën e Veriut dhe pjesë të tjera të veriut të Kosovës, ndërsa do të vazhdojë patrullimet, postblloqet e vëzhgimit dhe angazhimin me komunitetet lokale. Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozcan Ulutas, ka thënë se përkushtimi i misionit për sigurinë e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë mbetet i palëkundur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Si gjithmonë, aktivitetet tona të përditshme do të zhvillohen duke marrë parasysh nevojat dhe shqetësimet e të gjitha komuniteteve”, ka deklaruar Ulutas.

KFOR: Prania në Urën e Ibrit do të kalojë gradualisht në një formë tjetër KFOR ka bërë të ditur se kalimi gradual nga prania e përhershme në Urën e Ibrit është pjesë e procesit më të gjerë të optimizimit dhe lidhet me vlerësimin e përmirësimit të situatës së sigurisë.

Admirali George Wikoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, ka theksuar se vendimet për praninë e KFOR-it në urë bazohen në vlerësimin e situatës së sigurisë. “KFOR-i nuk ka mandat të përcaktojë nëse ura duhet të hapet apo jo.

Këtë duhet ta përcaktojnë BE-ja dhe institucionet përkatëse në Kosovë, pasi KFOR-i të përfundojë praninë e tij të përhershme në urë”, ka thënë Wikoff. Ai ka shtuar se pjesëtarët e KFOR-it do të vazhdojnë të jenë të pranishëm në zonat përreth urës. KFOR ka sqaruar gjithashtu se procesi i optimizimit nuk nënkupton transferimin e mandatit apo përgjegjësive të tij te Policia e Kosovës.

Sipas misionit, Policia e Kosovës mbetet institucioni vendor përgjegjës për zbatimin e ligjit dhe sigurinë publike, ndërsa KFOR-i vazhdon të ketë mandatin e veçantë të sigurisë. Misioni ka bërë të ditur se procesi i optimizimit mund të rikthehet nëse zhvillimet e ardhshme ndikojnë në sigurinë afatgjatë në Kosovë dhe stabilitetin rajonal.

Burimi: Bota Sot