Vuçiq i shkruan Zelenskyt për Ditën e Pavarësisë: Serbia respekton

0%

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka dërguar urime presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, duke shprehur dëshirat për paqe dhe rimëkëmbje të vendit. Në letrën e tij, Vuçiq thekson se Serbia respekton Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Serbia respekton Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe, në përputhje me të, integritetin territorial të Ukrainës”, thuhet në letrën e presidentit serb. Vuçiq ka deklaruar gjithashtu se Serbia do të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare për qytetarët e Ukrainës.

Zelensky e ka falënderuar publikisht Vuçiqin për urimet, duke e veçuar pikërisht qëndrimin e Serbisë ndaj integritetit territorial të Ukrainës. “E vlerësoj mbështetjen e Serbisë për integritetin territorial të Ukrainës dhe përkushtimin ndaj parimeve të Kartës së OKB-së.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Jam mirënjohës ndaj Serbisë dhe popullit serb për mbështetjen e tyre humanitare për Ukrainën gjatë kësaj kohe të vështirë”, ka shkruar Zelensky. Ky qëndrim i Vuçiqit për integritetin territorial të Ukrainës vjen në një kohë kur Serbia vazhdon të mbajë marrëdhënie të afërta me Rusinë, ndërsa njëkohësisht synon avancimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

I thank President of Serbia Aleksandar Vučić @avucic for his Independence Day greetings and his wishes for peace and recovery for Ukraine. I appreciate Serbia’s support for Ukraine’s territorial integrity and its commitment to the principles of the UN Charter. I am grateful to… pic.twitter.com/YMIPpAqN3O — Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 25, 2026

Burimi: Telegrafi